Sport
Sot bëhet varrimi i legjendës së boksit të Kosovës, Xhevdet Peci
Demokracia
08:35 | 12 Maj 2022

Share:

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit të Kosovës, Xhevdet Peci.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:30, në fshatin Zhazhë në Komunën e Mitrovicës, bëri të ditur dje Federata e Boksit të Kosovës.

Në përkujtim të legjendës së boksit kosovar, homazhet do të mbahen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 09:00 deri në ora 12:00.

Ndërkaq, me fillim nga ora 19:30 do të mbahet një mbledhje përkujtimore për ish-boksierin Xhevdet Peci, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

Të ngjashme