Lajme
VV-ja bën propagandë edhe me raportin e IRI-t: Publikon vetëm statistikat e mira për Qeverinë, “harron” ato negativet
Demokracia
18:18 | 15 Maj 2024

Share:

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë propagandë edhe me të dhënat e raportit të fundit të Institutit Republikan Ndërkombëtar, i cili është publikuar dje. Raporti tregon statistika interesante nga rezultatet e anketave të realizuara me qytetarë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Partia në pushtet është kujdesur mirë se cilat statistika të publikohen në rrjete sociale. VV-ja ka nxjerr në platformat e saj dixhitale vetëm statistikat pozitive për Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti.

Statistikat për ekonominë, që nuk e nxjerrin mirë Qeverinë Kurti, nuk janë publikuar fare nga VV-ja.

Deri me tani, kjo parti ka bërë dy postime në lidhje me gjetjet e këtij instituti.

Në postimin e fundit, VV-ja ka postuar statistikën që ka të bëj me besimin e qytetarëve për kryeministrin.

Republika e Kosovës është vendi i parë në rajon sa i përket besimit qytetar se vendi po shkon në drejtim të duhur, ndërkaq Kryeministri i saj, Albin Kurti, gëzon besim dhe pëlqim të madh nga qytetarët. Këto dyja konfirmohen nga stabiliteti politik dhe mirëqeverisja në vend. Pëlqimi dhe besimi i madh po ashtu tregojnë si për legjitimitetin e shëndoshë të qeverisjes ashtu edhe për faktin se kemi të bëjmë me një qeverisje efektive që mbanë përgjegjësi”, ka shkruar VV-ja.

Ndërsa postimi i parë ka pasur të bëj me një statistikat tjetër pozitive.

65% e qytetarëve të Republikës së Kosovës kanë mendimin se vendi po shkon në drejtim të duhur sipas Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për vitin 2024”, ka shkruar partia në pushtet.

Analisti Shenol Muharremi ka reaguar ndaj veprimeve të tilla të partisë së Albin Kurti.

Ai ka vlerësuar se VV-ja po bën propagandë me këtë raport, duke nxjerr vetëm statistikat pozitive.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se partia në pushtet nuk e tregon fare statistikën e kësaj e këtij raporti ku qytetarët vetëm 2 për qind kosovarëve besojnë që ekonomia e Kosovës është shumë mirë.

Makineria Propaganduese e VV-së dhe Qeverisë po publikojnë të gjitha statistikat e mira dhe pozitive rreth Albin Kurtit dhe Qeverisë nga matjet e fundit të IRI. POR askush nuk po ju tregon ajo që na intereson më së shumti: Ekonomia… gjendja e familjeve dhe qyetarëve. bizneset! Në anketë thuhet që VETEM 2% e kosovarëve besojnë që ekonomia e Kosovës është shumë mirë! E 71% mendojnë që Ekonomia është KEQ. Cili është mesazhi ky? Kjo nënkupton që për liderin, partinë jemi të kënaqur që janë mirë… e për ju qytetarëve, familje e biznese nuk na intereson shumë. Kjo qasje duhet të ndryshoj”, ka shkruar Muharremi.

Çka thotë raporti?

Instituti Republikan Ndërkombëtar dje ka publikuar raportin e fundit nga rezultatet e anketave të realizuara në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nga dy shkurti deri më pesë mars 2024.

Në hyrje të këtij raporti thuhet se aty ofrohet një paraqitje e shkurtër mbi dinamikat që ndikojnë në zhvillimin e rajonit. Më e rëndësishmja, të dhënat tregojnë prioritetet e qytetarëve, që përfshijnë gjithnjë e më shumë lidhje më të ngushta me perëndimin.

Cili është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi?

29 për qind të qytetarëve të anketuar u përgjigjen me “papunësia”, 28 për qind të tjerë, me koston e jetesës dhe çmimet e larta.

Shtatë për qind me korrupsioni, gjashtë për qind me emigrimi dhe pesë për qind me shëndetësinë.

Edhe në pyetjen se cila çështje duhet të jetë prioritet kryesor për Qeverinë, kosovarët kanë dhënë përgjigje interesante.

Çmimet e larta dhe kostoja e jetesës duhet të jenë prioritet kryesor që duhet adresuar sipas 25 për qind të anketuarve, ndërsa 24 për qind u përgjigjen me ekonominë – papunësinë.

Korrupsioni sipas shtatë për qind dhe shëndetësia sipas shtatë për qind po ashtu.

Ndërsa, në pyetjen se cilit politikan ose personit publik i besoni më së shumti, prin kryeministri Albin Kurti me 38% në total (duke qenë që sondazhi ka bërë përllogaritjen e përqindjes në dy aspekte: i pari më i besueshmi, i dyti më i besueshmi.

Në vendin e dytë, është ish-presidenti Hashim Thaçi me 10 % si ‘personi i parë më i besueshëm’ ndërkaq edhe 1 % i ka në opsionin si ‘personi i dytë më i besueshëm’.

Të ngjashme