Skuadra e Real Madridit mbrëmë shënoi fitore të thellë 5:0 ndaj Alaves në La Liga.
Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti u pyet rreth fituesit të mundshëm të Topit të Artë.
Trajneri italian thotë se dëshiron ta shoh Toni Kroosin si fitues i këtij çmimi individual para Viniciusit dhe Jude Bellinghamit.
“Dua ta shoh Toni Kroosin duke fituar Topin e artë. Por, nuk besoj se mundet, edhe pse gjithçka mund të ndodh.
“Mund të varet edhe nga Euro 2024, nëse ai fiton Ligën e Kampionëve dhe Euron me Gjermaninë, mund të luftoj për Topin e Artë”, u shpreh Ancelotti pas ndeshjes mbrëmë.
Kujtojmë që Toni Kroos nuk është as në top-pesqe për këtë çmim individual. Sipas mediave të huaja, lojtarët si: Vini, Jude Bellingham, Mbappe, Foden dhe Florian Wirtz – janë kandidatët potencial për ta fituar këtë trofe.