Sport
Sot bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri në Superligë dhe Ligën e Parë
Demokracia
11:06 | 21 Korrik 2022

Share:

Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi ditë më parë se sot (e enjte) do të bëhet hedhja e shortit për edicionin e ri në Superligën e Kosovës dhe Ligën e Parë.

Duke filluar nga ora 13:00 bëhet hedhja e shortit për edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar, shkruan Demokracia.com.

Gjysmëorë më vonë bëhet hedhja e shortit për Grupin A të Ligës së Parë, kurse nga ora 14:00 e Grupit B.

Hedhja e shortit për edicionin e ri garues bëhet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme