Sport
Sommer në Milano për testet mjekësore te Interi
Demokracia
20:08 | 06 Gusht 2023

Share:

Portieri zviceran, Yann Sommer, pritet ta mbrojë portën e Interit në sezonin e ardhshëm.

Klubi italian është pajtuar t’i paguajë Bayern Munichut gjashtë milionë euro, aq sa është klauzola në kontratën e tij.

Sommer ka arritur në Milano, ku gjatë ditës së nesërme (e hënë) do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Pas kryerjes së testeve mjekësore, 34-vjeçari do ta nënshkruajë kontratën me klubin italian.

Sommer iu bashkua Bayernit në janar të këtij viti nga Borussia Monchengladbachu për ta zëvendësuar të lënduarin Manuel Neuer, duke nënshkruar deri në qershor 2025.

Të ngjashme