ShowBiz
Skerdi Ago do të bëhet së shpejti baba për herë të dytë
Demokracia
18:26 | 30 Dhjetor 2022

Share:

Këngëtari nga Shqipëria, Skredi Ago së shpejti do të bëhet baba për të dytën herë.

Gruaja e yllit të hitit “Si Bugatti”, gazetarja Vesa Rama ka ndarë lajmin e gëzueshëm të pritjes së ëmbël me ndjekësit e saj në mediat sociale, duke konfirmuar se familja Ago po rritet dhe atë edhe me një djalë tjetër, njofton Klankosova.tv.

“Familja jonë po rritet, e ne mezi po presim”, ka shkruar Vesa në fotot e ndara, ku shihen dyshja bashkë me djalin e tyre, Roin dhe fotografitë e shkrepura në festën e “Zbulimit të gjinisë së bebes”.

Ndërkaq, Skerdi gjatë këtij viti është treguar goxha produktiv në linçimin e projekteve të reja muzikore.

Përndryshe, këtë vit Skerdi është treguar goxha produktiv me publikimin e projekteve të reja muzikore, si solo ashtu edhe bashkëpunime.

Vlen të theksohet bashkimi i forcave me Tunën dhe këngën “A je” që i dha dyshes më shumë se 2 milionë klikime dhe u mirëprit nga audienca e gjerë shqiptare.

Të ngjashme