ShowBiz
Dasma e vitit në Portofino, do të martohet miliarderi indian Anant Ambani
Demokracia
16:32 | 04 Maj 2024

Share:

Që nga festa para dasmës marsin e kaluar, filloi të qarkullojë hipoteza se dasma mes Anant Ambani – djalit të miliarderit Mukesh, njeriu i njëmbëdhjetë më i pasur në botë – dhe të fejuarës së tij Radhika Merchant do të jetë ndër më të shtrenjtat në vitet e fundit.

Mjafton të thuhet se për festën e fejesës, të mbajtur në qytetin indian Jamnagar  për tre ditë festime sipas traditës hindu, familja pagoi një shumë prej 8 milionë dollarësh marsin e kaluar për një shfaqje ekskluzive të Rihanna-s.

Ndër të ftuarit, të ardhur nga e gjithë bota, ishin Mark Zuckerberg , Bill Gates  dhe John Elkann.

Mes ndryshimeve të veshjes së nuses së ardhshme – duke përfshirë një fustan të dizajnuar nga Versace – dhe ushqimeve shumë cilësore të ofruara për të ftuarit për të tre ditët, por edhe vëmendjes ndaj detajeve më të vogla të vendndodhjes dhe dekorimeve me lule, vlerësohet se ngjarja kërkonte një shpenzim total prej 139 milionë eurosh.

Tani dy familjet indiane fillojnë të punojnë për martesën, e cila do të zhvillohet në korrik.

Destinacioni i zgjedhur mendohet se është Portofino, ku tashmë kanë nisur inspektimet për organizimin e festës së madhe.

Festimet, padyshim, do të rezervohen për të ftuarit, lista e të cilëve mund të kalojë 1 mijë e 200 persona.

Nuk përjashtohet që bashkia e Ligurit të mbyllet për këtë rast, duke lejuar akses vetëm për mysafirët.

Anant Ambani, i lindur në vitin 1995, është djali i Mukesh Ambani, pronar i  Reliance Industries Limited, një nga industritë më të mëdha të naftës në Indi, dhe gruas së tij Nita.

Ai punon për biznesin familjar, një fermë e themeluar fillimisht nga gjyshi i tij, dhe i kushton vëmendje të veçantë kafshëve: së fundmi, ai zhvilloi Vantara, një projekt që përdor teknologjitë më të avancuara për të krijuar një zonë të ruajtjes së kafshëve të egra.

Një lloj spitali, i cili aktualisht krenohet me mbi 2 mijë kafshë të shpëtuara nga shfrytëzimi, duke përfshirë elefantët dhe tigrat.

Babai i tij Mukesh aktualisht zë vendin e njëmbëdhjetë në renditjen e Forbes të miliarderëve në botë.

Pasuria e tij arrin në 116 miliardë dollarë.

Të ngjashme