Lajme
“Qeveria Kurti po tenton ta përmbys Ferizajn” – PDK me aksion peshkimi në rrugë
Demokracia
19:28 | 04 Maj 2024

Share:

Rinia Demokratike e Kosovës, ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni duke peshkuar.

Ky aktivitet është bërë kundër ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për shkak të gjendjes në të cilën është magjistralja Prishtinë-Ferizaj.

Sipas tyre, 9 deputetët nga Ferizaji në radhët e pushtetit, po i kundërshtojnë propozimet e Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvend.

Shkrimi i plotë:

Ministër a po na sjellë anije? ⛵️

Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn.
Ministër ku është peshku? 🎣

Këtë të shtunë e nisa me RDK-në në Ferizaj, bashkë dolëm për të peshkuar në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës udhëhequr nga Liburn Aliu qe disa vite me radhë po na bënë dhuratë liqenin në arterien kryesore të qytetit. Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo.

Në buxhetin për vitin 2024, qeveria Kurti nuk ka ndarë asnje cent për projekte të reja kapitale për Ferizajn.

9 deputetë të VV-së nga Ferizaj iu thanë jo të gjitha propozimeve të deputetëve ferizajas nga PDK-ja për qytetin tonë.

A po jetojnë në Ferizaj ministri Hekuran Murati e nëntë deputetët e tjerë❓

Të ngjashme