Arte
Skenari që Stanley Kubrick donte të realizonte para vdekjes po bëhet film
Demokracia
19:36 | 14 Shkurt 2021

Share:

Pas vdekjes së tij në vitin 1990, në librarinë e e regjisorit legjendar u gjetën 3 skenare të parealizuara dhe një nga to, më në fund do të realizohet si film.

Producentët Bruce Hendriks dhe Galen Walker, janë duke planifikuar të të përshtasin skenarin e Kubrick, që quhet Lunatic at Large, transmeton Demokracia.

Edhepse detajet e historisë po mbahen të fshehta, producentët e kanë përshkruar ai njq ‘film-noir, triller’ dhe do të bashkëpunojnë me Jim Thomson, një autor i cili punoi me Kubrick në filmin The Killing.

Filmi do të nis xhirimet gjatë vjeshtës dhe producentët thonë se kjo është një ëndërr e bërë realitet.

“Ne jemi shumë të entuziazmuar të bëjmë një film sipas stilit dhe visionit të tij unik”.

“Stanley Kubrick ishte një influencë e madhe për shumë regjisorë dhe ne jemi të nderuar që Kubrick Estate na ka besuar një nga idetë e tij origjinale”, tha Hendricks.

Mendohet se regjisori donte të realizonte skenarin e Lunatic at Large pak para vdekjes së tij.

Vitet e fundit janë gjetur disa skenarë dhe ide të papërfunduara të tij nëpër arkiva, përfshirë këtu një skenar-vazhdim të A Clockwork Orange./Demokracia.com

Të ngjashme