Lajme
Skandaloze | Konjufca u shpallë i pafajshëm, por vetë e kishte pranuar fajësinë (Dëshmi)
Demokracia
16:49 | 26 Shkurt 2024

Share:

“Jam penduar që kam hedh gaz lotsjellës në Kuvend. Ish pas dashtë me e marrë një allti me gaz e me gjujtë Qeverinë” kishte shkruar Konjufca në vitin 2019.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës është liruar sot nga akuza për hedhje të gazit lotsjellës në parlament, në një aktgjykim të shpallur sot në Gjykatën Themelore të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, duket se në këtë rast ka dështuar me të madhe Prokuroria Themelore e Prishtinës. Kjo pasi Konjufca në vitin 2019 vetë kishte shkruar se ka hedhur gaz.

Konjufca kishte shkruar në Facebook se po ta dinte që do lirohej sikurse tre të akuzuarit, nuk do të hidhte gaz lotsjellës në Kuvend, por do ta gjuante Qeverinë me armë me gaz.

“Jam penduar që kam hedh gaz lotsjellës në Kuvend. Ish pas dashtë me e marrë një allti me gaz e me gjujtë Qeverinë. Gjykata paska pasë me më shpall të pafajshëm e me më liru! Nuk kanë thanë kot pleqtë – njeri hjek për mend”, shkruante Konjufca.

Gjykata e Prishtinës e ka liruar sot nga akuzat kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën, për gazin lotsjellës në Kuvend në vitin 2016.

Në aktakuzë thuhet se në Kuvendin e Kosovës më 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë.

Me hedhjen e gazit lotsjellës, sipas aktakuzës, është pamundësuar qëndrimi në sallë i deputetëve.

Sipas gjykatëses Edita Çanta, nuk është provuar se Konjufca ka kryer veprën që i vihej në barrë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Kryetarja e trupit gjykues, Edita Çanta, tha se përgjatë procesit gjyqësor nuk është vërtetuar që Konjufca, sa ishte deputet opozitar, e ka kryer veprën penale për të cilën e akuzon Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Avokatja e Konjufcës, Arbnora Zeqiri, tha se përgjegjësia për këtë rast bie mbi Prokurorinë dhe Gjykatën, ndërsa procedurat e tejzgjatura, nuk janë në interes të askujt.

“Gjykata Themelore në Prishtinë sapo shpalli aktgjykimin lirues ndaj mbrojtësit tim, Glauk Konjufca, lidhur me aktakuzat për përdorimin e armeve apo mjeteve të rrezikshme. Konsiderojmë që ky vendim ka qenë i pritur edhe nga ana e mbrojtjes edhe me bindjen tone ka qenë i pafajshëm lidhur me akuzat e përdorimit të armeve apo mjetit të rrezikshëm. E konsiderojmë si vendim të drejt dhe në përputhje me gjendjen faktike të cilës i mungojnë provat dhe argumentet me të cilat do të vërtetohej e kundërta”, tha ajo.

Pjesa më e madhe e dëshmitarëve në gjykatë, duket se i dolën në mbrojtje Konjufcës, duke thënë se nuk e kanë parë teksa ka hedhur gaz.

Në njërën prej seancave, Grabovci në cilësinë e dëshmitarit ka thënë se nuk i kujtohet që Konjufca ka hedhur gaz.

Ai ka thënë se deputetet tjerë të VV-së i ka parë duke hedhur gaz.

Nuk më kujtohet se z. Konjufca që ka hedhur ndonjëherë gaz lotsjellës. Kjo është ajo që mua me kujtohet. E për të tjerët unë mujë me dëshmu, edhe për Albin Kurtin dhe për të tjerët”, ka thënë Grabovci.

Edhe deputeti Pal Lekaj kishte thënë se nuk i kujtohet që Konjufca të ketë hedhur gaz lotsjellës.

Lirohet Konjufca, për veprën e njëjtë ishin dënuar Kurti, Haxhiu e të tjerët

 

Të ngjashme