Sport
Skandaloze, arrestohet futbollisti i kombëtares për ryshfet!
Demokracia
17:37 | 16 Maj 2023

Share:

Lojtari i Kombëtares së Koresë së Jugut, Son Jun-Hou, u arrestua në Kinë me dyshimin se kishte marrë para, supozohet se ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes.

Nuk dihen ende të gjitha detajet e këtij rasti, përveç se Jun-Ho u ndalua të premten me kërkesë të prokurorit publik të provincës Liaoning, ku klubi ku ai luan është Shandong Taishan.

I gjithë rasti është konfirmuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, siç raporton Reuters, transmeton Demokracia.com.

“Një burrë korean u arrestua në një provincë në veri të vendit për një “rast ryshfeti”, tha për mediat misioni diplomatik i Koresë së Jugut në Kinë.

Son Jun-Hou deri më tani ka luajtur 20 ndeshje për kombëtaren e Koresë së Jugut, ndërsa para Shandong ka luajtur për klubet më të mira të vendit të tij, Pohang Steelers dhe Jeonbuk. /Demokracia.com

Të ngjashme