Jude Bellingham është sensacioni i këtij viti te Real Madridi dhe në përgjithësi në futbollin evropian.
Anglezi iu bashkua madrilenëve nga Borussia Dortmund dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.
Ai mori një numër legjendar te Real Madridi si 5 që dikur e mbante ish-futbollisti francez Zinedine Zidane.
Bellingham ka shpjeguar se Zidane ka qenë idhulli i babait të tij dhe ky si i vogël gjithmonë e pyeste “Kush është Zidane”?.
“Babai im vishte gjithnjë në shtëpi fanellën e Zidane dhe kur mbërrita këtu verën e kaluar ma dhuroi. Ai e vishte atë bluze gjithmonë dhe unë e pysja; Po kush është ky Zidane? Dhe ai më thoshte se kur të rritesha do të njihesha me të nëpërmjet Youtube”, tha Bellingham.