Sport
Zbulohet ultimatumi që Manchester United i ka dhënë Ten Hagut për t’i shpëtuar shkarkimit
Demokracia
16:22 | 07 Maj 2024

Share:

Manchester United ka marrë një vendim në atë se a do të shkarkohet Erik ten Hag do të shkarkohet nëse humbasin ndaj Arsenalit këtë vikend.

Unitedi pësoi një tjetër humbje turpëruese mbrëmjen e djeshme (e hënë), pasi humbën me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim tek Crystal Palace.

Të besuarit e Ten Hag tani kanë pësuar 13 humbje në Ligën Premier këtë sezon, shifra më e lartë e tyre që prej sezonit 1989/90.

Ata tashmë gjenden në pozitën e tetë në tabelë dhe janë në rrezik serioz që të dështojnë të kualifikohen në Evropë, diçka që nuk kishte ndodhur që nga sezoni 2013/14 kur e përfunduan kampionatin në pozitën e shtatë.

Humbja ndaj Palace ka rritur shumë presionin mbi Ten Hag dhe tashmë janë shtuar spekulimet se ai mund të shkarkohet.

Sidoqoftë, The Telegraph ka zbuluar se United nuk e ka në plan që të shkarkojë Ten Hagun para finales së Wembleyt, përkundër asaj që mund të ndodhë në ndeshjet e ardhshme në Ligën Premier.

“Nga Old Trafford insistojnë se një vendim final lidhur me të ardhmen e Ten Hag nuk do të merret deri në fund të sezonit pas finales së FA Cup, ani pse një numër i lojtarëve tashmë janë të pajtuar me fatin e tyre”, thuhej në raport.

Një ndër personat që kishte kërkuar shkarkimin e Ten Hag ishte edhe ish-legjenda e ‘Djajve të Kuq’ Michael Owen, i cili i bëri thirrje klubit ta shkarkojnë teknikun holandez dhe ta zëvendësojnë atë me Steve McClaren

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024