Lajme
Takimi Taravari-Mickovski, Berisha: Emërues i përbashkët i Kurtit, VLEN-it dhe VMRO-së është lufta kundër UÇK-së
Demokracia
17:16 | 07 Maj 2024

Share:

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar takimin e lideri të VLEN-it me liderin e VMRO-së, Hristian Miskovski.

Ajo ka vlerësuar se ky takim dëshmon se ky koalicion mbështetet nga kryeministri Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se emërues i përbashkët i Kurtit, VLEN-it dhe VMRO-së është lufta kundër UÇK-së.

“Takimi i udhëheqësit të VLEN-it Arben Taravari, me liderin e partisë pro-ruse VMRO-së vetëm sa vërteton dyshimet tona se pse Albini dhe sekti i tij e ka mbështetur VLEN-in. Kandidatja për Presidente e partisë pro – ruse VMRO ishte ajo që gjatë fushatës parazgjedhore në Kumanovë u zotua se me fitoren e saj do të themelojnë një tribunal kundër UÇK-së në Maqedoni te Veriut. Ky është emëruesi i përbashkët i Albinit – VLEN-it dhe VMRO-së, lufta e pakompromis dhe e poshtër kundër UÇK-së”, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme