Lajme
Skandali financiar, nisin hetimet për verifikimin e pasurisë së ambasadorit Berishaj
Demokracia
12:52 | 26 Prill 2022

Share:

Skandali i 600 mijë eurove të Martin Berishajt ka marrë drejtim të ri. Në Kosovë, kur e deklaroi pasurinë, ai i fshehu bizneset e tij. Për këtë tash po merret Agjencia Kudër Korrupsion.

Demokracia.com, kishte raportuar ditë më parë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kishte fshehur pasurinë në deklarimin e tij të pasurisë pran Agjencisë Kundër Korrupsionit, përkatësisht kishte fshehur kompaninë në Mal të Zi ku i barti 600 mijë euro.

LEXO EDHE: 

Skandali në Slloveni: Ambasadori Martin Berishaj po konsiderohet “mushkë” financiare e bartjes së parave CASH

E pas këtij skandali, Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), tashmë ka iniciuar procedurat për verifikimin e pasurisë së deklaruar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili ishte top personazhi në mediat ne vend dhe ato sllovene lidhur me skandalin e madh financiar ku Berishaj pretendohet se ka përfituar 600 mijë euro nga firma GEN Beograd.

LEXO EDHE: 

DOKUMENTE| Martin Berishaj fshehu në AKK kompaninë në Mal të Zi ku i barti 600 mijë euro

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka thënë për Insajderin se Verifikimi administrativ (sipas nevojës edhe hetimi administrativ) që kryhet nga AKK bëhet në formë të pavarur.

“Agjencia kundër Korrupsionit konfirmon që ka pranuar këtë informatë në fund të  javës së kaluar dhe e njëjta do të trajtohet sipas ligjit dhe brenda afateve ligjore. Rrjedhimisht, AKK ka iniciuar procedurat për verifikim të pasurisë së deklaruar nga z. Berishaj” thuhet në përgjigjen e tij.

LEXO EDHE: 

Detaje të reja| Paratë e tërhequra nga Martin Berishaj po hetohen nga zyra serbe kundër pastrimit të parave

Formualari i deklarimit pasurisë së të Martin Berishajt, nuk ka qenë publik në ueb faqen e Agjencisë Kundër korrupsion, sikurse edhe formularët e zyrtarëve tjerë dhe ai u publikua vetëm pas presionit që i bëri Demokracia.com për të publikuar këtë formular.

LEXO EDHE: 

Vazhdon “zhdukja” e Martin Berishajt| Ambasadori nuk është i qasshëm për mediat

Demokracia.com, në vazhdimësi kishte raportuar rreth skandalit ku dyshohet se është i përfshirë ambasadori Berishaj.

Raportimi i fundit që Demokracia.com ka bërë, është de Berishaj ka gjithsej 4 nënshtetësi. /Demorkacia.com/

LEXO EDHE: 

DOKUMENT| Martin Berishaj shtetas i 4 vendeve në rajon, që nga 2006 e ka edhe shtetësinë e Shqipërisë

Të ngjashme