Lajme
DOKUMENT| Martin Berishaj shtetas i 4 vendeve në rajon, që nga 2006 e ka edhe shtetësinë e Shqipërisë
Demokracia
23:11 | 25 Prill 2022

Share:

Martin Berishaj, ambasadori i përfshirë në një prej skandaleve më të mëdha rajonale si diplomat i Kosovës, del se nuk e ka vetëm shtetësinë e Malit të Zi, Sllovenisë dhe Kosovës.

Demokracia.com, e cila e kishte publikuar kërkesën e Berishajt dhe dekretin e presidentes Vjosa Osmani, me të cilin ia kishte dhënë shtetësinë e Kosovës me procedurë të përshpejtuar pak para se të emërohej ambasador, ka zbuluar se Martin Berishaj e ka edhe shtetësinë e Shqipërisë.

Deri më tani, Martin Berishaj është e konfirmuar që i posedon apo i ka poseduar minimalisht 4 nënshtetësi, pasi që nuk dihet nëse e ka dorëzuar ndonjërën viteve të fundit.

Po ashtu, Berishaj edhe shtetësinë e Shqipërisë e kishte marrë me procedurë të përshpejtuar më 21.04.2006, me dekretin e presidentit të asaj kohe Alfred Moisiut.

Demokracia.com nga burime brenda institucioneve të sigurisë në Shqipëri është informuar se Martin Berishaj ka qenë një periudhë edhe këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha, megjithatë deri më tani këtë nuk kemi arritur ta konfirmojmë.

Po ashtu, jetë aktive në skenën politike në Mal të Zi, Demokracia.com ka mësuar se ka pasur edhe vëllai i Martin Nosh Berishajt, Nikollë Nosh Berishaj.

Lidhjet e ambasadorit Martin Berishaj me rrjetin e mafisë energjetike, në krye të të cilës lakohet emri i Damir Fazlliqit duket se janë shumë të hershme, pasi që edhe Sali Berisha është përfolur vazhdimisht për afërsinë e tij me Fazlliqin.

Fazlliq është një serbo-boshnjak i hetuar disa herë për mashtrim, pastrim parash, evazion fiskal dhe trafiqe. Ai është përfolur shumë herë edhe për ndihmën që ia kishte dhënë Sali Berishës që të kthehej në pushtet në vitin 2005. /Demokracia.com/

Të ngjashme