Lajme
Detaje të reja| Paratë e tërhequra nga Martin Berishaj po hetohen nga zyra serbe kundër pastrimit të parave
Demokracia
22:54 | 22 Prill 2022

Share:

Mediat sllovene e kanë zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Lëvizjes së Lirisë dhe kandidat për kryeministër në Slloveni. Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, është përmendur edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin mediat sllovene thonë se i ka bartur në para të gatshme rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.

Martin Berishaj rezulton se është paguar qindra mijëra euro nga firma GEN-I, dega në Beograd. Sipas mediave sllovene që publikuan skandalin, ai ka përfituar nga GEN-I një shumë pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro ose mbi gjysmë milioni euro në total.

Kompania me bazë në Slloveni, GEN-I, është pjesë e rrjetit rajonal të tregtarëve të energjisë elektrike. Dega e saj më e madhe është në Beograd, nga ku ka dyshime se Martin Berishaj ka marrë pjesën më të madhe të fondeve.

Media e parë sllovene që zbuloi këtë skandal, Planet TV, është marrë edhe sonte me këtë çështje, duke përmendur sërish Martin Berishajn, shkruan Demokracia.com.

“Kryetari i Lëvizjes për Liri me sa duket ka mohuar paraprakisht një tjetër aferë të së njëjtës periudhë kur ai drejtonte GEN-I. Dega e GEN-I në Beograd pritej të nënshkruante një kontratë konsulence në vitin 2017 me MB Consulting (kompania e Martin Berishajt), një kompani nga kryeqyteti i Malit të Zi, e cila ishte themeluar vetëm 10 ditë më parë. Punonjësi i vetëm i kompanisë është edhe themeluesi, Martin Berishaj”, shkruan Planet TV, përcjellë Demokracia.com.

Po sipas këtij televizioni, deklaratat mujore të remitancave për vitin 2019 dhe 2020, të cilat po hetohen nga Zyra e Serbisë Kundër Pastrimit të Parave, tregojnë vetëm një pjesë të remitancave prej afro 600,000 eurosh që Berishaj më pas i tërhoqi personalisht në para të gatshme.

“Një pjesë si një kredi që i dha vetes, dhe një pjesë si një shlyerje e fitimeve nga një biznes i suksesshëm. Sipas shërbimeve të inteligjencës, Berishaj ishte vetëm një mushkë financiare që ia çonte paratë Robert Golobit”, thekson tutje kjo media. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme