OpEd
Si duhen ndëshkuar aleatët e Putinit në Evropë?
Demokracia
17:14 | 20 Maj 2022

Share:

Nga David A.Andelman “CNN”

Presidenti rus Vladimir Putin ka jo pak aleatë në vendet të ndryshme, që mund të sabotojnë përpjekjet e aleancës perëndimore për të penguar ambiciet e tij, duke thelluar të çarën midis shteteve anëtare, në mënyrë që i përshtatet qëllimeve të tij.

Aleati më i afërt i Putinit në Bashkimin Evropian, kryeministri hungarez Viktor Orban, ka kërcënuar se do të vendosë veton kundër sanksioneve të propozuara ndaj naftës ruse, që janë miratuar tashmë nga 26 vendet e tjera anëtare të unionit.

Po ashtu në aleancën e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk po e shikon me sy të mirë pranimin e mundshëm të vendeve historikisht neutrale të Finlandës dhe Suedisë, lëvizje që mirëpritet nga pjesa tjetër e aleancës.

Me këta lloj miqsh të dobishëm si Orban dhe Erdogan, Putini mund të jetë i vendosur në pozitën më të përkryer për të vazhduar pa u ndëshkuar qasjen e tij aktuale në Ukrainë ose më gjerë. Deri tani janë propozuar shumë ide se si duhet të përballen BE dhe NATO me këto kriza që kërcënojnë ta dobësojnë aftësinë, por edhe vullnetin, për t’u përballur drejtpërdrejt me Kremlinin.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen shkoi pak ditë më parë në Budapest për t’u takuar me Orban. Por pas takimit, Von der Lejen mundi të thoshte vetëm se kishte arritur të “sqaronte çështjet” me liderin autoritar hungarez.

Po ashtu janë bërë shumë përpjekje diplomatike për të bindur Erdoganin të ndryshojë kurs, megjithëse ai vazhdon të dënojë ndihmën që i kanë dhënë Finlanda dhe Suedia grupimit separatist kurd, PKK, të cilin Turqia e cilëson një organizatë terroriste.

Shumë pak zyrtarë duan të rrezikojnë që të humbin ushtrinë e dytë më të madhe në NATO pas SHBA-së. Për më tepër që Turqia kontrollon ngushticën strategjike të Bosforit dhe hyrjen në Detin e Zi. Në këto kushte,si duhet të sillemi me Hungarinë dhe Turqinë? Mjerisht, përgjigjja është e thjeshtë: Duhet të luajmë të njëjtën lojë që ka luajtur prej kohësh Putin. Pra kur nuk mund të fitosh sipas rregullave tradicionale, atëherë duhet të përdoren shtigje dhe dredhi. Në rastin konkret, Orban dhe Erdogan duhet të bëhen të parëndësishëm për aleancën perëndimore.

Të 26 anëtarët e tjerë të BE-së duhet që të zbatojnë embargon e naftës ndaj Rusisë. Edhe NATO duhet të hapë rrugën e anëtarësimit për Suedinë dhe Finlandën. Cila është më e keqja që mund të bëjë Hungaria apo Turqia? Të protestojnë? Të tërhiqen nga aleanca?

Tri vite më parë u fol shumë për mundësinë e dëbimit të Turqisë nga NATO, kur Erdogan bleu sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-400. Ndoshta tani ka ardhur koha që t’i kundërvihemi këtyre udhëheqësve autoritarë të izoluar, që kanë arritur të dëmtojnë seriozisht institucionet demokratike në vendet e tyre.

Europa komuniteti i ideve në fushë të minuarDhe koha për këtë mund të mos jetë aq e largët. “Ju keni absolutisht të drejtë që i kërkoni BE-së që të ecë përpara edhe pa Hungarinë”- thotë profesori i Universitetit të Harvardit Robert I.Rotberg, themelues i programit të Konfliktit Ndërshtetëror në Shkollën e Qeverisë Kenedi, shkruan CNA.

Sipas tij “rregulli i unanimitetit” në vendimmarrja ka qenë që në fillim marrëzi, dhe tani është koha që të provohet si i tillë Rotberg. Edhe pse e pranoi frikën që ndajnë edhe të tjerët, se Hungaria mund ta referonte vendimin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, një veprim që është sa i keq po aq edhe i mirë.

“Do të duheshin vite që të zgjidhej kjo çështje, e cila mund ta fuste BE-në në një ngërç serioz”- thekson profesori. E megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë i ka hedhur poshtë deri më sot ankesat e Hungarisë ndaj gjobave të mëdha financiare të vendosura nga BE për shkeljen e të drejtave dhe lirive demokratike nga Orban.

Ndërkohë, në rast se 26 vendet e tjera anëtare të BE-së zbatojnë bojkotin e tyre, Rusia do të humbiste një treg të madh për naftën e saj, një gjendje që mund të bëhet e përhershme nëse kontinenti e vazhdon misionin e tij për t’u distancuar nga burimet energjetike të Moskës.

Një zgjidhje për problemin e paraqitur nga liderët e Hungarisë dhe Turqisë, që po ndiqet në mënyrë aktive nga Rotberg së bashku me një grup të përbërë nga rreth 40 ish-krerë shtetesh dhe fitues të çmimit Nobel, është krijimi i një Gjykate Ndërkombëtare Anti-Korrupsion.

Ai thekson se “ky do të ishte vendi i duhur për të gjykuar Erdoganin, Orbanin, Putinin dhe shumë të tjerë”. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme kjo gjykatë, dhe në po veprojmë me shpejtësi në këtë drejtim”- thekson profesori. Putin ka vite që luan me konceptin e unanimitetit.

Në fakt, Rusia e ka luajtur atë kartë që kur Josif Stalini kërkoi gjatë Konferencës së Jaltës në vitin 1945, të drejtën e vetos për 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si një kusht për pjesëmarrjen e Bashkimit Sovjetik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Duke pasur nevojë për ndihmën e sovjetikëve në luftë, Frenklin Ruzvelt dhe Uinston Çërçill, ranë dakord me atë propozim, megjithëse me sa duket bënë një vlerësim të dobët mbi pasojat që do të vinin më vonë. Tani ka ardhur koha që demokracitë t’i japin fund këtij ngërçi. E drejta duhet të triumfojë. Në fund, të gjithë do të jemi më të fortë.

Të ngjashme
OpEd • 23 Prill 2024