Arte
Shtëpia e Kulturës në Hajvali me pamje krejtësisht të re
Demokracia
13:09 | 22 Mars 2021

Share:

Shtëpia e Kulturës e cila ishte pronë e “Trepçës”, do të rinovohet.

Objekti i ndërtuar nga Miniera e Kishnicës në vitet 1950,i cili deri tani ka qenë pronë e Trepçës,  i’u dha si pronë komunitetit të Hajvalisë.

Gjithë çfarë ka mbetur nga objekti është struktura arkitektonike dhe disa mure, por së shpejti do të ketë pamje krejtësisht tjetër, shkruan Demokracia.com.

Komuna e Prishtinës do të investojë në jetësimin e projektit restaurues të realizuar nga arkitektja Fatbardha Fejzullahu, i cili do të fillojë së shpejti.

Kështu do të duket Shtëpia e Kulturës në Hajvali. /Demokracia.com/

No photo description available.

Të ngjashme