Lajme
“Shqelmat e fundit” | Në fund të mandatit, Murati thotë se do të ketë “boom” prej investimeve kapitale
Demokracia
15:01 | 31 Mars 2024

Share:

Deri sa zgjedhjet po afrohen, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka vazhduar të bëjë propagandë me grafika, ku sipas tij shteti ka përparuar dhe se Qeveria ka shënuar suksese.

Në 3 vite, Qeveria Kurti është dalluar për mungesë të investimeve kapitale, shkruan Demokracia.com.

Por, tash në fund të mandatit, Murati paralajmëroi “boom të investimeve kapitale” sivjet.

Sipas Muratit, investimet kapitale në vitin 2023 kanë shënuar rritje prej 33%, “niveli më i lartë ndonjëherë”, sipas tij, ndërkohë që opozita dëshmon të kundërtën.

“FAKE NEWS”, Berat Rukiqi i kundërpërgjigjet Hekuran Muratit për grafikun

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, i ka quajtur “Fake News” ato se çka po i proklamon Hekuran Murati.

Ai tha se Murati po manipulon me shifra, duke tentuar të prezantojë vitin 2023 si më të suksesshmin ndonjëherë për investime kapitale.

“Prapë me FAKE NEWS. Prapë me manipulim. Ministri i Financave, në garë me shefin e vet kush po krekoset më shumë, sot paska prezantuar shifra të investimeve, përkatësisht duke e prezantuar vitin 2023 si më të suksesshmin ndonjëherë. Është FAKE NEWS.

“Realiteti: 349 milionë euro investime kapitale në vitin 2023, 349 milionë euro investime kapitale në vitin 2017. Por këtu qëndron një dallim. Në vitin 2017 buxheti ishte 1.8 miliardë euro, në vitin 2023 ishte 2.9 miliardë euro. E këtu fatkeqësia, përveç manipulimit, është kush po (keq) menaxhon me taksat tona. Një grup i të paaftëve dhe një grup i keqmenaxhuesve (me tendera sekret).”, u shpreh Rukiqi.

Prapë me FAKE NEWS. Prapë me manipulim.

Ministri i Financave, në garë me shefin e vet kush po krekoset më shumë, sot…

Posted by Berat Rukiqi on Sunday, March 31, 2024

ARBEN MUSTAFA E QUAN MANIPULIM TË PASKRUPULLT PROPAGANDËN E HEKURAN MURATIT

Zyrtari i PDK-së, Arben Mustafa, i ka komentuar pretendimet e ministrit Muratit kinse viti 2023 është më i suksesshmi ndonjëherë për investime kapitale.

Mustafa e ka quajtur manipulim të paskrupullt pretendimin e Muratit.

“Ta paraqitësh nivelin e investimeve kapitale të vitit 2023 si sukses historik është një manipulim i paskrupullt dhe tregon për nevojën dëshpëruese të kësaj qeverie për të gjetur ndonjë rezultat që mund t’ia shesin publikut si pozitiv.”

“Fatkeqësisht për Kosovën, rezultate të vërteta pozitive nuk po mund të gjejnë, sepse nuk e kanë asnjë! Vlera e shpenzimeve kapitale e vitit 2023 është e ngjashme me nivelin e shpenzimeve kapitale të vitit 2012, kur buxheti i Kosovës ka qenë sa gjysma e atij të vitit 2023.”

“Nëse e marrim parasysh inflacionin prej rreth 30% që nga viti 2012, atëherë e kuptojmë se investimet kapitale të vitit 2023 madje vlejnë më pak se ato të vitit 2012 për rreth 30% në terma real. Në vitin 2012, 38.5% e buxhetit shkonte për investime kapitale të cilat janë të domosdoshme për zhvillim e mirëqenie, ndërsa në vitin 2023 investimet kapitale përfaqësojnë më pak se 20% të gjithsej shpenzimeve. Kjo pra është rruga kah po na çon kjo qeveri! Taksat e qytetarëve dhe bizneseve nuk po i shfrytëzojnë për zhvillim, por për të financuar skema të ndryshme populliste që në Kosovë po lënë pak e hiq gjurmë, ndërsa po e financojnë importin nga vendet tjera.”, u shpreh Mustafa në postimin e tij./Demokracia.com/

Ta paraqitësh nivelin e investimeve kapitale të vitit 2023 si sukses historik është një manipulim i paskrupullt dhe…

Posted by Arben M. Mustafa on Sunday, March 31, 2024

Të ngjashme