Arte
Shpallet fituesi Çmimit “Kadare”
Demokracia
17:47 | 28 Shkurt 2021

Share:

Është shpallur romani fitues i Çmimit “Kadare”, i cili është “Zogjtë e qyqes” i autorit Gani Mehmetaj.

Romani trajton tema si dashuria, urrejtja, njerëzit, shpresat dhe zhgënjimeve. Me një galeri personazhesh të ndërtuara sipas karaktereve autentike që kanë vuajtur pasojat e konfliktit dyzetvjeçarë dhe ndeshjet mes vendasve e ardhacakëve, shqipëtarëve dhe serbëve.

Në edicionin e gjashtë të këtij konkursi, nismë e Institutit Pashko, morën pjesë me veprat e tyre në dorëshkrim në gjininë e prozës 30 autorë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, duke shenjuar një produkt të lavdërueshëm në shkrimtarinë shqip.

Juria e kryesuar nga shkrimtari Preç Zogaj, përbëhej nga profesori i filozofisë Blerim Latifi, shkrimtari Loer Kume, shkrimtari Ermir Nika, si edhe studiuesja e letërsisë Genciana Abazi.

5 finalistët e kësaj gare ishin autorët Behar Jacaj, Ballsor Hoxha, Arbër Ahmetaj dhe Marcel Hila./Demokracia.com

Të ngjashme