Arte
Shkrimtarja e “Emily In Paris” shpreh mllef që seriali “I May Destroy You” nuk u nominua për Golden Globe
Demokracia
19:53 | 04 Shkurt 2021

Share:

Adhuruesit e dramës televizive britanike I May Destroy You kanë shprehur “mllef” për mosnominimin e shfaqjes në çmimet Golden Globe.

Shkruar  nga Michaela Coel, drama e BBC ishte një nga seria më të vlerësuar të vitit të kaluar, transmeton Demokracia.com

Deborah Copaken, skearistja e serialit Emily in Paris të Netflix, tha se entuziazmi i saj në dy nominimet e shfaqjes së saj ishte “zbutur nga mllefi im për padrejtësinë e Coel”.

Coel mori një ngushëllim në nominimet Screen Actors Guild të enjten.

Ajo poashtu ishte nominuar për aktoren më të mirë femër në një film televiziv ose seri me episoda të kufizuara, ku do të garojë kundër Cate Blanchett, Nicole Kidman, Anya Taylor-Joy dhe Kerry Washington.

I May Destroy You pasqyron pasojat nga një sulm seksual pasi pija e protagonists Arabella është përzier me një substancë narkotike.

Deborah Copaken, shkroi në The Guardian: “‘Ajo shfaqje,” u thashë të gjithëve, “meriton të fitojë të gjitha çmimet”. Kur nuk e fitoi, unë isha e shtangur. I May Destroy You nuk ishte vetëm shfaqja ime e preferuar e vitit 2020. Ishtë shfaqja ime e preferuar ndonjëherë.

“Në këtë serial trajtohet çështja e komplikuar e përdhunimit – unë jam vetë një e mbijetuar e sulmit seksual dhe skenari  e mbush këtë histori me dhimbje, humor, patos dhe një histori të ndërtuar aq mirë, sa duhej ta shikoja dy herë, vetëm për të kuptuar se si e bëri Coel”.

“I May Destroy You” gjithashtu ishte seriali i preferuar televiziv i ish-Presidentit Barak Obama.

Në serial, personazhi i Coel kalon nëpër një sërë emocionesh, përfshirë humorin, për të përpunuar traumën që i ka ndodhur asaj, për të cilën shkrimtarja dhe aktorja thanë se pasqyron përvojën që kaloi.

Ajo më parë i tha BBC se donte ta pasqyronte këtë në dramë, duke thënë: “Ne i përgjigjemi traumës dhe shkaktimit të situatave në shumë mënyra të ndryshme, dhe nuk është gjithmonë për të marrë keqardhje”./Demokracia.com

Të ngjashme