Arte
Shkrimtari i famshëm akuzohet për abuzim nga vajza e tij, në autobiografinë e saj
Demokracia
18:06 | 23 Shkurt 2021

Share:

Një prej shkrimtarëvë më të rëndësishëm të kohës, i njohur si kandidati i përjetshëm i Çmimit Nobel në Letërsi dhe i cili në 2007 u shpërblye me Çmimin “Príncipe de Asturias de las Letras”, tani është akuzuar nga vajza e tij për abuzim.

Vajza, e cila quhet Galia, së fundmi ka publikuar një autobiografi në të cilën rrëfen për dhunën e ushtruar nga i ati për vote me radhë, i cili quhet ‘Diçka e maskuar si dashuri’, transmeton Demokracia.com

“Nuk ishte një humbje e përkohshme e kontrollit, jo një shuplakë këtu ose atje, por një rutinë e abuzimit sadist”, ka rrëfyer Galia librin e saj.

“Në fëmijërinë time, babai im më rrahu, më shau dhe më poshtëroi. Dhuna ishte e vazhdueshme: ai më tërhoqi zvarrë nga brenda shtëpisë dhe më hodhi jashtë”, vazhdon ajo duke thënë se kjo lloj dhune vazhdoi derisa i ati vdiq në vitin 2018.

Mirëpo, këto akuza janë hedhur poshtë ndaj vajza tjetër e shkrimtarit, Fania Oz-Salzberger, e cila ka reaguar në Twitter, menjëherë pas akuzës, duke mbrojtur të atin dhe duke thënë që ajo dhe pjesa tjetër e famijes nuk kishin përjetuar apo parë dhunën për të cilën akuzon Galia.

“Ne,  me Nili (nëna) dhe Daniel (vëllai), njihnim një baba tjetër nga ai që përshkruan Galia”, thotë në postimin e saj Fania.

Ajo vazhdon më tutje duke treguar se motra e saj Galia, prej shtatë vitesh kishte prishur marrëdhënien me familjen.

Fania tha se sipas saj, shkrimtari ishte ‘një baba i ngrohtë, i mirë, i kujdesshëm që e donte familjen e tij me dashuri të thellë plot shqetësim, përkushtim dhe sakrifica‘./Demokracia.com

Të ngjashme