Arte
Shfaqja “Shtetrrethimi” nga Teatri i Prizrenit vjen me premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Demokracia
18:05 | 02 Shkurt 2021

Share:

Mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Kosovës u dha premirë shfaqja “Shtetrrethimi” me tekst nga Albert Kamy dhe me regji nga Fatos Berisha.

Shfaqja “Shtetrrethimi” ishte shfaqje mysafire nga Teatri i Prizrenit “Bekim Fehmiu”, transmeton Demokracia.com

“Shtetrrethimi” është një shfaqje me shumë metafora politike që ndërlidhen e përshtaten me realitetin kosovar, por edhe botëror. Sëmundja e padukshme e murtajës, korrespondon me pandeminë e Covid, në masën sa duket sikur është shkruar gjatë vitit të kaluar.

“Shtetrrethimi” vjen me një ekip të arrirë aktorësh, të cilët nuk e kursyen veten dhe e mbajtën publikun në entuziazëm për pothuajse dy orë.

Pjesë e këtij ekipi ishin: Ernest Malazogu, Edona Sopaj, Xhevdet Dodaj, Alban Krasniqi, Rifat Smani, Liridona Shehu, Alban Çela, Zana Duraku, Alban Morina, Besëlidhje Bytyqi, Hajat Toçilla, Valmira Hoti.

Për muzikën e shfaqjes u kujdes kompozitori Triumf Dhomi, kostumografia erdhi nga Samka Ferri, ndërsa skenografia nga Petrit Domi./Demokracia.com

Të ngjashme