Auto&Tech
Shërbimi Fall Detection i Apple Watch i shpëton jetën një burri
Demokracia
14:28 | 09 Gusht 2021

Share:

Shpesh herë ne dëgjojmë lajme se si orat smart ndihmojnë njerëzit në situata të ndryshme, si përshembull në raste aksidenti ose përmes paralajmërimit në çrregullimet kardiake.

Kësaj here një burrë nga Long Island pranon se Apple Watch i ka shpëtuar jetën pas një rrëzimi serioz. Sipas raportimit të ABC, muajin e kaluar Brandon Schneider, një 25 vjeçar kishte nevojë të paraqitej në spital pasi po vuante nga një dhimbje abdominale prej disa ditësh.

Gjatë kohës që ai ishte në spital, ai shkoi drejt tualetit dhe pas disa minutash humbi ndjenjat. “Unë mbaj mend që po laja duart dhe nuk po ndihesha mirë.” Pasi humbi ndjenjat ai u rrëzua në tokë dhe menjëherë u aktivizua shërbimi Fall Detection i Apple Watch.

“Apple Watch regjistroi një rënie të fortë, dhe pasi unë nuk e çaktivizova atë pas 45 sekondash, ajo lajmëroi babain tim.” tregoi Brandon. Sipas ABC, pas ekzaminimeve u pa se Schneider kishte një frakturë në kafkë dhe hematoma që po i rrezikonin jetën, prandaj u fut menjëherë në sallën e operimit.

Shërbimi Fall Detection u prezantua për herë të parë në Apple Watch Series 4. Nëse personi nuk reagon për 45 sekonda, ora dërgon automatikisht një mesazh drejt kontaktit të preferuar dhe njofton shërbimet e emergjencës.

Të ngjashme
Auto&Tech • 07 Maj 2024