Auto&Tech
Hakerët pro-rusë pretendojnë sulme kundër faqes së Melonit dhe të ministrive
Demokracia
14:13 | 07 Maj 2024

Share:

Hakerët pro-rusë të grupit Noname pretendojnë sulme të reja kibernetike kundër faqeve italiane.

Ndër to flitet për faqet e ministrive të Zhvillimit Ekonomik, Infrastrukturës dhe faqes personale të kryeministres Giorgia Meloni.

Sapo u bë i ditur qëllimi i hakerëve, Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (ACN) njoftoi objektivat, autoritetin politik dhe tregoi masat lehtësuese për përballimin e çdo sulmi.

Nuk është raportuar asnjë dëm për faqet kundër të cilave grupi kishte pretenduar veprime, por si gjithmonë në këto raste, grupet pro-ruse synojnë propagandën kundër vendeve që ndihmojnë Ukrainën.

Të ngjashme