Lajme
Shefi i Kabinetit të Kurtit amniston Serbinë, thotë se qeveria e atëhershme bëri spastrimin etnik në Kosovë
Demokracia
13:00 | 12 Qershor 2023

Share:

Luan Dalipi, Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Albin Kurti, duket se po e amniston Serbinë si shtet për krimet e kryera dhe spastrimin etnik gjatë luftës në Kosovë.

Dalipi, përmes një postimi në Twitter ka thënë se në vitin 1999 NATO ndihmoi në ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë nga qeveria e atëhershme serbe, duke amnistuar kështu Serbinë si shtet, derisa krimet e kryera gjatë luftës po i hedh vetëm tek Qeveria e Sllobodan Millosheviqit.

“Në vitin ’99 NATO ndihmoi në ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë nga qeveria e atëhershme serbe. Pas çlirimit, SHBA, BE, Britania e Madhe dhe shumë vende të tjera demokratike ndihmuan Kosovën në ndërtimin e një prej kornizave ligjore dhe politikave më gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e avancuar të të drejtave të minoriteteve”, ka shkruar Dalipi në Twitter. /Demokracia.com/

Të ngjashme