Lajme
Shala: Draft-Rregullorja e re Kuvendit përcakton pezullim kundër kushtetues të punës së Kuvendit
Demokracia
10:20 | 29 Mars 2022

Share:

Gzim Shala, hulumtues i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se sipas Draft-Rregullores së re të punës së Kuvendit, ky i fundit e pezullon punën një ditë para fillimit të fushatës për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin dhe qëndron i tillë deri në seancën konstituive të Kuvendit të ri.

Sipas tij, kjo zgjidhje e Rregullores paraqet pezullim kundër kushtetues të punës së Kuvendit.

Një deklarim të tillë Shala e tha të martën, në konferencën për media ku është prezantuar analiza “Rregullorja e re e Punës së Kuvendit: mes nevojës për efikasitet dhe respektim të Kushtetutës”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Duke pasur parasysh se zgjedhjet e rregullta për Kuvend duhet të mbahen më së voni tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit dhe se fushata zgjedhore zgjatë tridhjetë ditë para ditës së zgjedhjeve, Kuvendi mund të pezullohet të paktën dy muaj para mbarimit të mandatit. Një përcaktim i tillë sjellë faktikisht përfundim të parakohshëm të mandatit katërvjeçar të Kuvendit, të garantuar me Kushtetutë. Kuvendi duhet të jetë në gjendje të punojë pa marr parasysh që mund të jetë periudhë zgjedhore. Rekomandohet të adresohet me ligj parandalimi i keqpërdorimeve që mund të kryhen në kohë zgjedhjesh, të cilat nuk kufizohen vetëm në veprimtarinë e legjislativit” tha Shala.

Të ngjashme