Arte
Seriali WandaVision kalon shikueshmërinë e serialit Bridgerton
Demokracia
19:07 | 26 Shkurt 2021

Share:

“WandaVision” ishte titulli më i shikuar i janarit 2021 në të gjitha platformat e matura, sipas “Variety Intelligence Platform”.

Seriali përqendrohet në personazhet e Wanda Maximoff dhe Vision, të cilët po jetojnë jetën në pjesën periferike të qytetit Westview, duke u përpjekur të fshehin fuqitë e tyre.

Megjithëse nuk kishte në dispozicion të gjithë sezonin e tij të parë në janar, “WandaVision” i Disney+ ishte i pakrahasueshëm në popullaritetin e SHBA me titujt e tjerë nëpër platformat kryesore të transmetimit të videove.

“WandaVision” kishte shifër të indeksuar të madhësisë së audiencës prej 8,127, që do të thotë se ishte gati 81.3 herë më e shikuar në muajin janar në krahasim me prodhimet filmike të tjera.

Episodi i parë i serialit u transmetua më 15 janar 2021, ndërsa i fundit pritet të publikohet më 5 mars. /Demokracia.com/

 

No description available.

Të ngjashme