ShowBiz
Selena Gomez me fjalë të mëdha për Dua Lipën: Është një ikonë
Demokracia
14:49 | 01 Mars 2024

Share:

E ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel, Selena Gomez ka folur pak rreth këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipën.

Në bisedë e sipër ajo u pyet nga moderatori për punën me aktorin, Steve Martin me të cilin luan në filmin “Only murders in the building”.

E kur u përgjigj në këtë pyetje, ajo përmendi edhe këngëtaren tonë, Dua Lipën.

Artistja foli për diferencën e moshës me Martin i cili është afër 80 vjeç. Ajo kujton se si njëherë po bisedonin për artistë të rinj dhe aktori e pyet atë “Çfarë është një Dua Lipa?”.

Kimmel e pyet, “Se si përgjigjet njeriu në këtë pyetje, çfarë i the?”

Ajo tregoi se si kjo e bëri të qesh dhe u përgjigj me “Dua Lipa?, Dua Lipa është një ikonë”.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024