Auto&Tech
Samsung “ka një porosi” për përdoruesit e iPhone
Demokracia
15:49 | 17 Dhjetor 2022

Share:

Rivaliteti mesh prodhuesve Android dhe në anën tjetër të Apple, si përfaqësues të vetëm të iOS-it, qdo moment është prezent.

Në veqanti është prezent mes Samsung dhe Apple. Samsung në dy apo tre muajt e fundit po provokon Apple dhe iPhone, e duket se kjo nuk u mjaftoi.

Kompania jugkoreane ka publikuar reklamën më të re me mesazh për përdoruesit e iPhone. Samsung duket se konsideron se ekzistojnë shumë njerëz që hezitojnë apo nuk dinë nëse duhet të zgjedhin Apple apo Samsung.

Reklama shfaq një person i cili qëndron i ulur në mur, që duket se mund të përfaqësojë një pikë kthese në drejtim të rrugës që do të shkojë dhe Samsung thotë se “Galaxy ju pret”.

https://www.youtube.com/watch?v=NOTGEkhur7Q

“Është koha për të largoheni nga muri dhe kur blini Samsung Galaxy Z Flip 4, është e qartë se do të tërhiqni vëmendjen e përdoruesve të pajisjes Apple që do të shprehin interesim për pajisjen tuaj të re”, thuhet në reklamë, transmeton Telegrafi.

Natyrisht i gjithë qëllimi i reklamës është, që Samsung ka telefon me ekran të palosshëm, e Apple nuk e ka. Kjo nuk është hera e parë që Samsung provokon Apple, gjëra të tilla kanë ndodhur edhe më parë.

Të ngjashme
Auto&Tech • 07 Maj 2024