Lajme
Rukiqi: Ne ndajmë ndihma sociale, ndërsa fqinjtë merren me investitorë të jashtëm
Demokracia
16:42 | 15 Nëntor 2022

Share:

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kritikuar Kurtin lidhur me deklaratën e tij lidhur me rritjen ekonomike prej 10.7 për qind të vitit të kaluar.

Rukiqi në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se po prodhohet krizë në Kosovë, pasi që po merren vendime për ndihma sociale dhe nuk po investohen as ato që janë në buxhet.

“Në anën tjetër, ne prodhojmë kriza, marrim vendime për ndihma sociale, nuk i investojmë as ato qe i kemi në buxhet dhe vazhdojmë të lëvdohemi me rritjen ekonomike të vitit te kaluar”, ka shkruar Rukiqi.

Rukiqi tutje ka shpërndarë statusin e Ministritë të Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi i cili ka shkruar për investime me një kompani gjermane. Sipas Rukiqit, vendet e rajonit marrin vendime lidhur me investitorë të jashtëm në mënyrë që të ketë efekte në punësim të qytetarëve.

Në këtë kontekst ai përmendi rastin e Maqedonisë së Veriut, me një kompani gjermane ku thuhet që do të kenë mundësi punësimi të 300 punëtorëve.

Postimi i plotë i Rukiqit, pa ndërhyrje:

Ne mbledhjet e Qeverive te vendeve te rajonit, vazhdimisht kemi vendime te tilla, per marreveshje me investitore te jashtem, me efekte ne punesim e mireqenie (rasti i fundit ne Maqedonine e Veriut, me kompani gjermane qe do t’i puneson 300 punetore).

Ne anen tjeter, ne prodhojme kriza, marrim vendime per ndihma sociale, nuk i investojme as ato qe i kemi ne buxhet dhe vazhdojme te lavdohemi me rritjen ekonomike te vitit te kaluar.

Të ngjashme