Lajme
Rrokullisen me veturë dy policë në Novobërdë
Demokracia
11:13 | 19 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Të dielën rreth orës 11:20 në Novobërdë është rrokullisur një veturë në të cilën ndodheshin dy policë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për lëndimin e dy policëve e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ndërsa për rastin në fjalë janë dhënë detaje në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, vozitësi derisa ishte duke drejtuar automjetin zyrtar humb kontrollin dhe rrokulliset.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri mashkull kosovar të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, tha Hashani.

Të ngjashme