Lajme
Rriten çmimet në Shqipëri, shtrenjtohen ushqimet dhe rregullimi i makinës
Demokracia
13:51 | 20 Korrik 2022

Share:

Shqipëria dhe Europa po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve në tregje.

Në vendin tonë inflacioni arriti në 7.4% në qershor, ndërsa në BashkimSin Europian, 8.7%.

Të dhënat tregojnë se transporti dhe ushqimet vunë në vështirësi familjet shqiptare. Po ashtu, shërbimi në bare e hotele është shitur më shtrenjtë.

Rritja më e madhe është parë muajin e kaluar tek vaji, drithërat dhe rregullimi i makinës tek mekanikët. Më shumë se 10% janë shtrenjtuar edhe ëmbëlsirat dhe perimet.

Nga ana tjetër, në Europë energjia me rritje 42%, mandej ushqimet dhe duhani me 8.9 %, dhe së bashku me grupet e tjera, niveli i inflacionit arriti 8.6%.

Por, edhe pse shkalla e shtrenjtimit në BE është më e lartë, kriza është ndjerë më shumë këtu, pasi familjet shqiptare harxhojnë rreth 40% të të ardhurave për ushqime, ndërsa ato europiane 15% të rrogave.

Në qershor qeveria mbylli pagesën e përkohshme të ndihmës për familjet më të ardhura të ulëta, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë sinjal për t’i vazhduar këto pagesa apo për të ofruar një paketë të re.

Të ngjashme