Lajme
Rrezikshmëria e policëve në situata tensionesh, e lartë| Analisti politik: Duhet të kenë pajisje e paga më të mira
Demokracia
11:39 | 10 Qershor 2023
Arkiv

Share:

Situata e fundit e tensionuar në veri të vendit dëshmon edhe një herë rolin dhe rëndësinë e policëve në shoqëri.

Derisa shërbejnë për shoqërinë e tyre, rrezikshmëria e tyre konsiderohet e lartë.

Në lidhje me intervenimin nga ana e Policisë se Kosovës në veri, që vjen si rezultat i kërkesës nga ana e Ministrisë së Mbrojtjess për t’i asistuar kryetarët e rinj për të hyrë në objektet komunale, njohësi i sigurisë Drizan Shala, në një intervistë për Portalin Dukagjini ka dhënë më shumë detaje se sa janë të sigurtë në këto situata.

“Zyrtarët në aksione të tilla, në përgjithësi, mund të thuhet që kanë një rrezikshmëri të lartë në ushtrimin e funksioneve ligjore si dhe mandatin kushtetues që bartin si institucione në ofrimin e sigurisë publike/nacionale”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë tutje se gjatë ndërhyrjes së Policisë së Kosovës është përdorur forcë minimale proporcionale për të futur situatën nën kontroll.

“Bazuar në nivelin e rrezikshmërisë për jetën e kryetarëve, Policia e Kosovës ka marrë të gjitha veprimet që procesi të shkojë sipas planifikimit, ku gjatë ndërhyrjes nga ana e operatorëve të njësive speciale është përdorur forcë minimale proporcionale për të futur situatën nën kontroll”, ka shtuar Shala.

Eksperti i sigurisë ka theksuar se në operacione komplekse, sikur që ishte veriu në rastin e fundit, mund të thuhet që kanosja vjen nga multikompleksiteti i veprimeve primare, sekondare e terciare për përmbushjen e detyrave të parapara.

Të ngjashme