ShowBiz
Rrëfimi emocional i Lindës, nisur nga vështirësitë financiare si e re, e tek paragjykimet mbi lidhjen me Big D
Demokracia
23:42 | 22 Dhjetor 2023

Share:

Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova ka zbuluar një rrëfim emocional, të përcjellur me sfida e vështirësi nga më të ndryshmet.

Protagoniste e këtij rrëfimi është Linda, e cila ka shpalosur detaje që prej fëmijërisë së saj, për të cilën, tha se e kishte karakterizuar “mungesa e kushteve ekonomike”.

“Ka pasur raste kur nuk kam shkuar në shkollë sepse nuk i kam pasur as 2 euro për bus”, ka thënë Linda.

Pastaj, ajo ka rrëfyer edhe pjesën e njohjes me partnerin e saj amerikan, reperin Big D, të cilin ajo tha ta ketë njoftuar përgjatë kohës kur po punonte si përkthyese e gjuhës angleze.

Linda tha se e kishte ditur që në shikim të parë, se diçka do ndodhte mes tyre – por më pas, ajo ka zbuluar edhe sfidat me të cilat është ballafaquar duke nisur prej familjes, dhe paragjykimeve të njerëzve përreth.

Pjesë e rrëfimit ishte edhe zanafilla e angazhimit të saj në muzike si dhe krijimi i familjes e detaje të tjera, që mund t’i kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.

Të ngjashme