Sport
Ronaldo do largohet nga Man United, këto janë ekipet ku mund të transferohet ylli portugez
Demokracia
20:54 | 03 Korrik 2022

Share:

Nuk kanë kaluar as 12 muaj nga rikthimi i bujshëm i Cristiano Ronaldos në Manchester United, dhe tashmë sulmuesi po kërkon të largohet nga Old Trafford.

Pas sezonit më të keq të United në Premier League, nuk është befasi që Ronaldo dëshiron të largohet.

Tani me kërkesë për largim, spekulimet kanë filluar të qarkullojnë se cili ekip apo cila ligë është synimi i radhës i portugezit.

Këto janë katër ekipet ku mund të zërë vendin 37 vjeçari për sezonin 2022-2023.

Real Madrid

Cristiano Ronaldo është një legjendë në Santiago Bernabeu dhe do të rikthehej me krahë hapur.

Sidoqoftë, të paktën nga pikëpamja strategjike, kjo thjesht nuk ka kuptim.

Karim Benzema është një lojtar shumë më i mirë se Ronaldo këto ditë, që do të thotë se qendra e sulmit është në duart e tij. Zhvendosja e Vinicius Junior nga krahu i majtë gjithashtu mund të dëmtojë zhvillimin e tij në karrierë.

Nëse e logjikojnë mirë situatën, Reali do të jetë më mirë të mos e turbullojë sulmin, shkruan 90Min, transmeton Klankosova.tv.

Sporting Lisbon

Thashethemet që e lidhin Ronaldon me një rikthim në klubin ku filloi gjithçka e kanë ndjekur atë në karrierën e tij.

Megjithatë, viti 2022 shihet paksa i hershëm që ai të kthehet në Portugali.

Ronaldo ka të ngjarë të kërkojë të paktën edhe një trofe evropian, para kthimit në atdhe.

Bayern Munich

Bayern Munich mund të jetë destinacioni për golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave, nëse Robert Leëandoëski largohet nga ekipi gjerman.

Kjo do të hapte një vend në pozicionin e qendërsulmuesit, të cilin Ronaldo është i gatshëm ta mbuloj.

Jo vetëm që Ronaldo nuk ka luajtur kurrë më parë në Gjermani, por kalimi te Bayern do të garantonte një titull në vend dhe një shans të mirë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Chelsea

Kjo mund të duket e çuditshme në shikim të parë, por nëse mendohet pak më thellë, fillon të ketë kuptim.

Si fillim, largimi i Romelu Lukakut e ka lënë Chelsean të pa përgatitur në sulm, dhe me një pjesë të mirë të buxhetit të pagave për të shpenzuar. Përveç kësaj, të gjithë e dinë se pronari i ri, Todd Boehly, është në kërkim të një nënshkrimi historik këtë verë, dhe Ronaldo padyshim se i përshtatet synimeve.

Tifozët e United mund ta urrejnë atë, por nuk është aq e vështirë të shohësh Ronaldon duke luajtur në Londrën Perëndimore sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme