Arte
Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” promovohet në Pejë
Demokracia
14:18 | 14 Qershor 2021

Share:

Versioni i rishkruar i romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” nga Jusuf Buxhovi u promovua në kuadër të takimeve letrare ‘Azem Shkreli’ në Pejë.

Romani i shkruar në formë të shënimeve, që autori ia atribuon narratorit, një personazhi të mirënjohur historik, Gjon Nikollë Kazazit, mundëson që përvoja e leximit të këtij romani të shfaqet në shumë dimensione.

Me botimin e parë të romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në vitin 1982 të autorit Jusuf Buxhovi, romani shqip në Kosovë shënjoi një momentum reprezentativ kulturor në përgjithësi, e letrar në veçanti.

Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” ishte dhe mbetet në listën e romaneve më të qëndrueshme në letërsinë shqipe. /Demokracia.com/

Të ngjashme