Arte
Rita Ora tregon se si ishte të luante rolin që zakonisht luhet nga aktorë burra
Demokracia
14:27 | 29 Janar 2021

Share:

Premiera e filmit “Twist” do të jepet sot në Sky Cinema, ku pjesë e këtij filmi është Rita Ora.

Filmi është një ngjarje moderne e romanit ikonik të Charles Dickens, ku ajo luan rolin e Grifter Dodge – e njohur si Artful Dodger, krahas emrave tjerë të njohur si: Rafferty Law, Michael Caine, Lena Headey dhe Sophie Simnett.

Roli i Ritës në këtë film është rol që luhet zakonisht nga aktorët burra, shkruan Demokracia.com

Në një intervistë për mediat ndërkombëtare ajo rrëfeu se dëshiron të bëjë më shumë punë para kamerës.

“Më pëlqente të luaja Dodge. Unë gjithsesi jam pak si një Tomboy, natyrisht, dhe kështu, nëse do të isha në gjendje të luaj një Tomboy, dhe mbi të, të bëja vërtet një qëndrim…”, th ajo.

“Unë me vetëdije isha si: ‘Mirë unë do ta bëj këtë në mënyrën time, për shkak të shkëmbimit të gjinisë’ (Dodge është një rol që zakonisht luhet nga aktorët burra). Kjo më dha shumë aftësi për të luajtur, dhe regjisori dhe shkrimtarët ishin super mbështetës. Në fakt më ktheu përsëri në rrënjët e mia. Unë u rrita në lagje të tilla, isha gjithmonë fëmija që do të luante në rrugë dhe isha si: ‘Unë kam për të shkuar në shtëpi tani, nëna ime ka bërë darkën’”, tha 30 vjeçarja.

Rikujtojmë se ditët e fundit Rita u bë lajm i revistave rozë për shkak të ahengut që organizoi për ditëlindje duke thyer rregullat e pandemisë. /Demokracia.com

Të ngjashme