Arte
Rita Ora flet për filmin “Twist” dhe këshillën më të mirë që ka marrë nga Michael Cane
Demokracia
18:08 | 28 Janar 2021

Share:

Rita Ora ka folur lidhur me filmin e ri ku ajo ka aktruar “Teist”, një version modern i adaptuar i novelës së Charles Dickens “Oliver Twist”, transmeton Demokracia.

Filmi në fjalë e përshtat personazhin kryesor duke e shëndrruar në një artist grafitesh.

Rita në këtë film luan rolin e Artful Dodger, duke u bërë kështu pjesë e një kaste me emra të njohur si Michael Caine dhe Lena Headey nga Game of Thrones.

Këngëtarja dhe aktorja ka folur për “maltretimin” që i ka bërë gjatë xhirimeve aktorit Michael Cane, i cili është një prej aktorëve të saj të preferuar.

“Unë i bëja pyetje të shumta dhe dëshiroja të dija gjithçka rreth jetës së tij”, kujton ajo.

“Kur e pyeta se si ja bën për të mbajtur gjithçka në mend, ai u përgjigj se ka momente kur nuk i kujtohet fjala e saktë, mirëpo në ato raste ai i përshtatet situatës dhe i beson instiktit të tij, si të aktrosh, pa aktruar”, tregon Rita./Demokracia.com

Të ngjashme