Arte
Rina Sawayama do të aktrojë përkrah Keanu Reeves
Demokracia
18:52 | 29 Maj 2021

Share:

Rina Sawayama do të ketë debutimin si aktore përkrah Keanu Reeves në filmin  e ri John Wick: Chapter 4.

Ende nuk dihet se cili do të jetë roli i këngëtares, mirëpo dihet se xhirimet e filmit do të ndodhin në France, Gjermani dhe Japoni gjatë kësaj vere, shkruan Demokracia.com

“Jam shumë i lumtur që kam Rina-n në ekipin e filmit artistik John Wick: Kapitulli 4”, thotë regjisori Chad Stahelski.

“Ajo është një talent i pabesueshëm që do të sjellë shumë në film.”

Keanu Reeves ka luajtur vrasësin e pamëshirshëm John Wick që nga viti 2014. Gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që ai luan me një muzikant të famshëm – në 2017, reperi dhe aktori Common gjithashtu u bashkuan në rolin e antagonistit  vrasës Kasiani./Demokracia.com/

Të ngjashme