ShowBiz
Rina Balaj me pushime në San Torini
Demokracia
14:09 | 23 Gusht 2023

Share:

Rap-artistja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, po shijon pushimet në Greqi, gjegjësisht në San Torini.

Ylli, i ndjekur nga më shumë se 300 mijë njerëz vetëm në Instagram, ka publikuar së fundmi disa pamje nga vendi ku po qëndron.

Në mesin e tyre imazheve, nuk ka munguar dhe një i tillë duke vënë në pah linjat trupore në bikini.

Ajo nga ana tjetër gjatë këtyre ditëve ka publikuar një këngë të re në bashkëpunim me The Victor.

“Ça je” tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe ka marrë afro një milion klikime.

E njëjta po ashtu vetëm një muaj më parë lansoi këngën “Tornado” në duet me Melinda Ademin.

Krahas kësaj, Rina ka qenë mjaft e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by rina (@isyourgirlrina)

Të ngjashme