ShowBiz
Sara Hoxha flet për “BBVA 3”: “Fitoftë më i miri, por kryesisht Top Channel”
Demokracia
14:08 | 25 Maj 2024

Share:

Pak orë para finales së “BBVA 3”, ku pritet të shpallet fituesi i çmimit të madh, nga 5 finalistët: Juli, Romeo, Meritoni, Egla dhe Heidi, Sara Hoxha ka bërë një reagim në Instagram.

“Kjo studio, shtëpia ime e dytë. Sonte në Top Channel, finalja e madhe e “BBVA 3”. Ka qenë një sezon sfidues, por i jam mirënjohëse për të gjitha. U rrita shumë këtë vit, disi sepse doja dhe shumë sepse më duhej. Faleminderit ekipit tim të mrekullueshëm që më qëndroi pranë ditë e natë, duke ardhur në shpëtim sa herë kishte një krizë. Nuk mund ta kisha bërë pa ju. Së bashku kemi punuar ditë që zgjasnin nga 20 orë. Kemi qeshur, kemi qarë dhe kemi bërë një punë fantastike”, u shpreh Sara.

Sara Hoxha flet për “BBVA 3”: “Fitoftë më i

Më tej, vijoi:

“Faleminderit miqve që kam pasur dhe ata që gjeta rrugës, të cilët nuk ma kursyen mbështetjen kurrë. Suksesin dhe punë time ua dedikoj çdo ditë fëmijëve të mi. Ata që u rritën në një shtëpi ku mami dhe babi punojnë njësoj, pa diferencë gjinore. Ku babi mbështet ëndrrat e mamit dhe mami ato të babit. Ata fëmijë, për të cilët gjysmën e ditës e kaloj me ndjesi faji dhe gjysmën tjetër, duke u motivuar t’i bëj krenare. Duke u ndalur këtu: Nuk mund të mos falenderoj partnerin e jetës dhe të punës. Për ty nuk ka fjalë, je suksesi i këtij sezoni. THE GREATEST”.

Sara Hoxha flet për “BBVA 3”: “Fitoftë më i

Sara Hoxha flet për “BBVA 3”: “Fitoftë më i

Mandej, Sara falenderoi dhe Lorin, të motrën, e cila i gjendet pranë sa herë rrëzohet.

“Dua të falenderoj shpirtin tim binjak. Në jetë unë besoj që mund të kemi më shumë se një shpirt binjak, në disa kontekste jete. Lori, përtej çdo sfide që ti kalon çdo ditë, më ke bërë mua të besoj te vetja. Të çohem çdo ditë dhe të mos e ul kokën për asnjë, t’i jap drejtim situatave të vështira dhe të kuptoj që po, mund t’i bëj të gjitha – gruan, mamin, producenten, shoqen, motrën…Sa herë unë rrëzohem, ti je ajo që më jep dorën për të më ngritur lart. Je frymëzimi im dhe i gjithë familjes”.

Sara Hoxha flet për “BBVA 3”: “Fitoftë më i

Në fund, Sara e mbyll: “Sonte fitoftë më i mirë, por fitoftë kryesisht Top Channel, që prodhon kontent 24 orë për 5 muaj, pa u ndalur”, referuar transmetimit 24 orë, në 7 ditë në javë të reality show-t.

Përpos Sarës, edhe Ledioni ka folur për rrugëtimin e tij në “BBVA 3”: “Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë u jam mirënjohës të gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur”, u shpreh Ledioni, duke shtuar: “Ju falenderoj të gjithëve ju shikuesve dhe tifozëve të këtij super programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe meme-t; i dua të gjitha dhe ju dua edhe ju, të gjithëve”.

Ai falenderoi edhe Sarën dhe Lori Hoxhën, respektivisht për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer, si dhe për besimin dhe mbështetjen e pakursyer.

Të ngjashme