Arte
Rikthimi i serialit Gossip Girl: Gjithçka që dihet deri tani
Demokracia
14:51 | 27 Shkurt 2021

Share:

Seriali Gossip Girl po rikthehet me vetëm esencën e njejtë, asgjë tjetër nuk do të jetë si më parë.

Në vitin 2019 u bë publik lajmi se seriali Gossip Girl po rikthehej, por me ndryshim në ekipin e aktorëve, shkruan Demokracia.com.

Yjet e ristartimit të ardhshëm të Gossip Girl të HBO Max janë duke dhënë më shumë detaje se si shfaqja e re do të ndryshojë nga origjinali i fillimit të viteve 2000.

Reboot e serialit ikonik të adoleshencës së CW pritet të dalë premierë diku më vonë këtë vit me një grup krejt të ri studentësh të privilegjuar të Qytetit të New York-ut duke u ngatërruar në dramë nën vështrimin vëzhgues të Gossip Girl kudo që gjendet.

The 'Gossip Girl' Reboot: Everything We Know So Far | Glamour

Bazuar në serinë e librave Cecily von Ziegesar, Gossip Girl origjinale u zhvillua për gjashtë sezone midis 2007 dhe 2012, me protagonistë Blake Lively, Leighton Meester, Penn Badgley, Chace Crawford dhe Ed Westwick.

Sidoqoftë, katër nga anëtarët e rinj të kastit – Whitney Peak, Emily Alyn Lind, Evan Mock dhe Jordan Alexander – kohët e fundit i thanë Dazed Magazine se shfaqja e tyre do të jetë “krejtësisht e ndryshme”.

Aktorët thanë se nuk do të ndryshojnë esencën e Gossip Girl, po për shkak se është një gjeneratë tjetër, shfaqja nuk mund të jetë e njejtë.

Ndër dallimet kryesore të shfaqjes është parqitja e larmisë, do të ketë më shumë njerëz me ngjyrë dhe quer(grup ku hyjnë personat gej, biseksual dhe trans).

Emily Alyn Lind një nga aktoret e shfaqjes tha se dëshirojnë qe të prekin këto tema, duke i bërë ato krejtësisht normale, pra duke thyer tabutë.

Lind gjithashtu tha se ajo personalisht “nuk donte të merrte asgjë” nga origjinali i CW.

“Doja një fillim të ri- është një ide e re, një kohë tjetër,” tha ajo. “Nuk është një reboot, është një vazhdim, kështu që ne kemi një histori krejtësisht të re dhe mendoj se kjo është me të vërtetë e rëndësishme”. /Demokracia.com/

Të ngjashme