ShowBiz
Rihanna tregon si po e shijon shtatzëninë
Demokracia
22:02 | 12 Shkurt 2022

Share:

Rihanna, edhe pse shtatzënë, duket më e bukur se kurrë në tapetin e kuq.

Këngëtarja 33-vjeçare mori pjesë në eventin e saj të parë publik të premten mbrëma që kur zbuloi se ajo dhe i dashuri i saj A$AP Rocky, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Teksa po ecte në tapetin e kuq, ajo foli për ET se çfarë po i pëlqen më shumë në këtë fazë të jetës së saj.

“Po mundohem ta shijoj sa më shumë që të mundem. Dhe moda është një nga gjërat e mia të preferuara, kështu që, e dini, ne po sfidojmë çka do të thotë të jesh shtatzënë dhe nënë. I gjithë ky është një udhëtim emocionues deri tani. Unë thjesht po e marr ashtu siç vjen. Gjithmonë ka diçka të re dhe po e shijoj”, u shpreh Rihanna./Gazeta-Shqip.com/

Të ngjashme