Lajme
“Call Center”, dëm 10 milionë euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Demokracia
18:55 | 02 Maj 2024

Share:

Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipëri, mes Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve të huaja gjermane, por edhe agjencitë si Eurojust apo Europol. Në luftën kundër krimeve të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet qendrave (Call Center).

Hetimi ka filluar në dhjetor 2023, pasi policia gjermane, ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 Euro. Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro. Autoritetet hetuese gjermane këtë skemë mashtrimi duke e cilësuar si një nga mashtrimet më të mëdha në Evropë me Call Center.

Nga hetimet e kryera u idenfikuan dy adresat e Call Center si dhe adresë e të dyshuarit si kryesues i këtyre qendrave, shtetasit E.S. Po ashtu sipas SPAK, ky rrjet mashtruesish kishte shtrirje në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bosnje Hercegovine si dhe në Liban. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, në datë 18.04.2024, është kryer kontrolli i ambjenteve ku dyshohej se kryhej aktiviteti i qendrave të thirrjes, dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti në Tiranë.

Të ngjashme