Lajme
Rezultatet e PISA-s “janë aktakuzë” ndaj Qeverisë “e jo veç numra”, thotë Dardan Molliqaj
Demokracia
14:34 | 05 Dhjetor 2023

Share:

Për rezultatet mozomëkeq të PISA-s për vitin 2022 ka reaguar edhe Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili e nisi me një denoncim të Qeverisë së Kosovës se “këta bëjnë matematikë veç për hesape të veta”.

Rezultatet katastrofale të testit PISA po nxjerrin në pah indiferencën e qeverisë së shpresës për çfarëdo investimi afatgjatë, nëse nuk është investim në spektaklin e liderit. Asnjë lëvizje për të ndryshuar këtë gjendje, për të tjerët që s’janë në rrethin e ngushtë të lidershipit. Së pari Villat në Marigona, pastaj klasat e çerdhet? E njohim këtë skenar. Është ditur në krye të herës kur e dekoroi Nagavcin me pozitën e Ministres. Dekorim për besnikërinë partiake, asgjë më shumë. Rezultati në PISA është veç më i keq sesa në vitin 2018. U konfirmua kur e pengoi reformën në arsim në Kamenicë”, ka shkruar Molliqaj.

Reagimi i plotë i Molliqajt:

Këta bëjnë matematikë veç për hesape t’veta

Rezultatet katastrofale të testit PISA po nxjerrin në pah indiferencën e qeverisë së shpresës për çfarëdo investimi afatgjatë, nëse nuk është investim në spektaklin e liderit. Asnjë lëvizje për të ndryshuar këtë gjendje, për të tjerët që s’janë në rrethin e ngushtë të lidershipit. Së pari Villat në Marigona, pastaj klasat e çerdhet? E njohim këtë skenar. Është ditur në krye të herës kur e dekoroi Nagavcin me pozitën e Ministres. Dekorim për besnikërinë partiake, asgjë më shumë. Rezultati në PISA është veç më i keq sesa në vitin 2018. U konfirmua kur e pengoi reformën në arsim në Kamenicë.

A e keni vërejtur se si bash në arsim, zëvendësministrat njëri pas tjetrit japin dorëheqje, vasalja e Kurtit vazhdon monotoninë. 5 çerdhe nga 160 të premtuara. Shpërfillja totale nga ana e qeverisë për të investuar në arsim shihet prej larg.

Andaj, rezultatet e PISA nuk mund të mbeten vetëm numra; ato janë aktakuzë për një qeveri që i shërben vetëm një qytetari dhe një koalicioni të vogël ministrash e deputetësh për më shumë privilegje, më shumë begati. Një mentalitet i tillë e përjetëson dhe riprodhon gjendjen e rëndë në arsim në fund të listës.

Foto Ilustrim: Vrapimi i Nagavcit pas nderimeve e i pushtetit pas votave, pengoi reformën më të rëndësishme në arsim në Kosovë.

Të ngjashme