Arte
Regjisorja More Raça zgjedhet Kryetare e Këshillit Drejtues të QKK
Demokracia
14:41 | 04 Qershor 2021

Share:

More Raça është zgjedhur Kryetare e Këshillit Drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Lajmn e ka bërë të ditur vetë regjisorja Raça përmes një statusi në Facebook, shkruan Demokracia.com.

Ajo përveç se tregoi se është emëruar kryetare, ka treguar se bashkë me kolegët e saj janë zotuar për të punuar me seriozitet.

Demokracia.com ju sjell postimin e plotë të More Raçës:

Pas emërimit te antarëve të këshillit drejtues të Qendrës Kinematografike të Kosovës nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrulla Çeku. Dje, në mbledhjen e parë të këshillit të përbërë nga Besim Ugzmajli, Xhejlane Terbunja, Bislim Bislimi (përfaqësues i MKRS-së), Luan Daka, More Raça, u zgjodha Kryetare e Këshillit Drejtues.

Bashkë me kolegët në takimin e parë u zotuam se do të punojmë me seriozitetin më të madh për të siguruar mbarvajtjen e punës së këtij institucioni, dhe respektimin e ligjit.

Do të shqyrtojmë me vëmendje dhe kujdes të madh të gjitha veprimet e derimëtashme të QKK-së, dhe do të punojmë për të krijuar një ambient të shëndosh, ku mbi të gjitha do të respektohet ligji dhe ku do të ketë mundësi të barabarta për secilin kineast. /Demokracia.com/

Të ngjashme