Arte
Regjisori i “Trainspotting” është duke punuar në një serial televiziv për grupin Sex Pistols
Demokracia
12:03 | 14 Janar 2021
The Sex Pistols

Share:

Danny Boyle do të bëj regjinë e një dramë televizive me gjashtë pjesë, që trajton historinë ngritjes në famë të bandës ikonike të punkut, Sex Pistols, raportojnë mediat e huaja.

Seriali do të përshkruajë ndërrimet kulturore sizmike kur skena e punk-ut u shfaq në Britani në mes të viteve ’70.

“Imagjinoni të hyni në botën e The Crown dhe Downton Abbey me miqtë tuaj dhe të këndoni  këngët tuaja të preferuara,” i tha regjisori i Trainspotting The Guardian.

“Është pika e shpërthimit për kulturën britanike të rrugës ku të rinjtë e zakonshëm kishin skenën ku shfrynin tërbimin dhe modën e tyre, dhe të gjithë duhej të shikonin dhe dëgjonin dhe të gjithë kishin frikë prej tyre ose i ndiqnin ata.”

Shfaqja do të bazohet në Lonely Boy, kujtimet e vitit 2016 nga kitaristi Steve Jones, të cilin Boyle e ka përshkruar si “një kleptoman i ri, simpatik, një hero për kohën, i cili u bë, me fjalët e tij, i 94-ti kitaristi më i mirë i të gjitha kohërave ”.

Skenari është bashkë-shkruar nga Craig Pearce dhe Frank Cottrell-Boyce, Pistol do të ndjekë trajektoren e anëtarëve të grupit nga West London ku ata u rritën, deri në famën ndërkombëtare që i rrethoi kur lansuan albumin e tyre legjendar, Never Mind the Bollocks.

Vivienne Westwood, Malcolm McLaren, Nancy Spungen dhe Chrissie Hynde janë ndër personazhet e tjerë domethënës, rolet e të cilëve në historinë e Pistols do të dramatizohen në serial.

Të ngjashme