Arte
Regjisori i “Call Me By Your Name” dhe aktori kryesor i filmit po bëhen bashkë për një film të ri
Demokracia
12:45 | 31 Janar 2021

Share:

Regjisori i “Call Me By Your Name” Luca Guadagnino dhe aktori kryesor i filmit Timothée Chalamet  janë në bisedime për të krijuar “Bones & All”, një adaptim filmik të romanit të vitit 2015 me të njëjtin emër të Camille DeAngelis, transmeton Demkracia.com

Libri tregon historinë e 16-vjeçares Maren, e cila nuk është në gjendje të kontrollojë kërkesat e saj kanibaliste që dëshiron të hajë këdo që e pëlqen shumë.

Romani përcjell Maren e cila kërkon babanë e saj, i cili shpreson se do t’I tregojë pse ajo është ashtu siç është.

Ylli i “Lost In Space”, Taylor Russell gjithashtu thuhet të jetë i përfshirë me filmin, ndërsa David Kajganich – i cili bashkëpunoi me Guadagnino në A Bigger Splash dhe Suspiria ka shkruar skenarin./Demokracia.com

 

Të ngjashme